Arrestimi i “të fortit” të zonës, ja krimet e bujshme të “Tukut” të Niklës

0
751
Mëngjesin e sotëm policia e Shtetit ka blindur Niklën e Krujës duke ushtruar kontrolle për të shkatërruar bandën e njohur të Niklës.
Deri në këto momente raportohet se në pranga është vënë një nga të fortën e kësaj zone si dhe kryetari i bandës së Nikles Flamur Haka.
Ndërkohë, vazhdon bastisja e shtëpive të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjese e grupit të Niklës.
Banda e Niklës, bëmat e akuzat ndaj tyre: 
Banda e Niklës, akuzohet për 7 grabitje të dhunshme, një rrëmbim personi dhe një atentat.
Dy kokat e grupit janë Flamur Haka dhe Petrit Lleshi të cilët akuzoheshin për 9 vepra të rënda penale.
Veprimtaria e kësaj bande ka filluar në prill të vitit 1998, kur dy prej anëtarëve të saj kanë vjedhur makinën e Bardhyl Medollit në vendin e quajtur Bregu i Lumit në Tiranë.
Pak muaj më pas, në fillim të vitit 1999, anëtarët e kësaj bande i kanë vënë gjobë prej 2 milionë lekësh shtetasit Petrit Metohu. Letra kërcënonte Metohun se nëse nuk do të paguante paratë, do t’i vriteshin fëmijët.
E veçanta e këtij rasti është se në fund të letrës, kishin nënshkruar sikur autor i gjobëvënies ishte Nehat Kulla dhe grupi i tij. Një tjetër grabitje e bandës e cila është faktuar, është kryer më 6 maj 1999.
Rreth orës 21:30 të asaj nate, tre persona kanë hyrë në banesën e Gëzim Qefalisë, ku ndodhej edhe kosovari Ismet Kryeziu dhe i kanë marrë këtij të fundit 850 franga dhe 5200 marka.
Ndërkohë, vetëm gjashtë muaj më pas, Flamur Haka dhe Petrit Lleshi kanë rrëmbyer shtetasin Kujtim Shtufi dhe e kanë shpënë në një banesë në afërsi të urës së Tapizës.
Më datë 19 nëntor 1999 ata i kanë telefonuar shtetasit Dodë Luli duke i kërkuar 50 milionë lireta italiane në këmbim të lirisë së Shtufit. Pak orë më vonë, nën presionin e policisë, ata janë tërhequr nga kërkesa e tyre dhe kanë lënë të lirë Shtufin vetëm pasi i kanë marrë 20 mijë lekë, 300 mijë lireta si dhe një zinxhir floriri.
Në qershor të vitit 2000 sërish Haka dhe Lleshi kanë tentuar që të vrasin shtetasin Bledar Ulliri, i cili për fat ka shpëtuar vetëm me një plumb në këmbë.
21 prill 1998
Kreshnik Berisha dhe Edmond Sina kanë ndaluar makinën e Bardhyl Medollit, i cili ndodhej me kunatin, motrën e tij dhe dy fëmijë të vegjël. Të akuzuarit i kanë dalë përpara me armë më dorë e i kanë marrë makinën
Fillim i vitit 1999
Anëtarët e kësaj bande kanë hedhur një letër në shtëpinë e Petrit Metohut, ku i kërkohej të paguante dy milionë lekë, përndryshe do t’i vrisnin fëmijët. Letra ishte nënshkruar sikur atë e kishte dërguar Nehat Kulla
6 maj 1999
Kreshnik Berisha dhe Agron Tafani kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Gëzim Qefalia, ku ndodhej edhe kosovari Ismet Kryeziu. Nën kërcënimin e armëve ata kanë mundur t’i marrin shumën e 850 frangave dhe 5200 markave
18 nëntor 1999
Flamur Haka dhe Petrit Lleshi kanë marrë peng shtetasin Kujtim Shtufi dhe pak orë më pas, kanë telefonuar Dodë Lulin duke i kërkuar 50 milionë lireta për ta liruar. Pas presionit të policisë ata kanë liruar pengun
10 korrik 2000
Kreshnik Berisha, Petrit Lleshi dhe Ervin Belba, të pajisur me shkopinj i kanë zënë rrugën dy kambistëve Avni dhe Ramiz Gjuta. Me anë të kërcënimit ata kanë mundur që t’iu marrin atyre shumën e 1.4 milionë lekëve
5 dhjetor 2000
Rreth orës 12.00 të asaj dite, anëtarë të bandës kanë ndaluar në rrugën “Don Bosko” makinën e firmës së këpucëve “Filanto”. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë mundur të marrin shumën e rreth tre milionë lekëve
10 qershor 2000
Flamur Haka dhe Petrit Lleshi kanë tentuar të vrasin shtetasin Bledar Ulliri. Ata e kanë ndjekur Ullirin nga pas dhe pasi i kanë prerë rrugën me makinë e kanë qëlluar me breshëri automatiku. Fatmirësisht ai është larguar
30 maj 2003
Anëtarë të kësaj bande kanë kryer grabitjen e makinës së shtetasit Hektor Begeja. Ai kishte parkuar makinën përballë Akademisë të Arteve, por kur është kthyer makina e tij ishte vjedhur nga Berisha dhe persona të tjerë
9 shkurt 2005
Kreshnik Berisha dhe Mustafa Xheka kanë kryer grabitjen e kambistit Reshit Beja, tek Fusha e Aviacionit. Mëngjesin e asaj dite ata i kanë grabitur me armë Bejës rreth 34 mijë euro, 4.4 milionë lekë si dhe 4400 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here