“Ju mbështesim drejt BE”/ Ministri i Jashtëm gjerman: Duam reforma!

    0
    499

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka zhvillur një takim me homologun e tij, Ditmir Bushati. Pas takimit, dy ministrat dolën në një konferencë për media, ku folën për negociatat e Shqipërisë me BE

    Mass deklaroi Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

    Maas ka deklaruar se Qershori i vitit 2019 nuk do të thotë hapje automatikisht e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    “Është mbresëlënëse sesi të rinjtë e këtij vendi i mirëpresin vlerat e BE, ky entuziazëm nevojitet edhe brenda BE. Në qershor u mor një vendim për fillimin emundshëm të negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ka qenë një angazhim mjaft energjik politik, tepër kurajoz, prandaj Shqipëria duhet të jetë krenare. Vendet e BE-së e kanë thënë qartë se Qershori i 2019 nuk do të jetë automatikishti nisje e procesit të anëtarësimit.  Bëhet fjalë për konsolidimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e gjyqësorit. Shqipëria, ia ka dalë përmes reformës në drejtësi të bëj një hap gjigant. Kjo është një arritje që do të vendose kriterë, përtej vendit tuaj, në të gjithë rajonin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim më tej Shqipërinë në këto reforma. I dashur Ditmir, ju mund të vazhdoni të mbështeteni tek Gjermania”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman

    Në fjalën e tij, ministri bushati u shpreh se partneriteti me Gjermaninë është tepër i çmuar

    “Vlerësojmë partneritetin me Gjermaninë. Rruga drejt negociatave është një proces i vështirë. Ky është një partneritet tepër i çmuar. Diskutuam për procesin e vettingut. Marrëdhënia me Gjermaninë është e pazëvendësueshme. Diskutuam edhe për zhvillimet në Rajon dhe ndajmë pikëpamjen se një votë pro referendumit në Shkup, shpresë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Diskutuam edhe për sfidat e sigurisë që po përballet rajoni. Kemi nevojë për vëmendje të shtuar të Gjermanisë“, deklaroi Bushati.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here