Thaçi: Të mos paragjykohet rezultati i marrëveshjes me Serbinë

0
610
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk duhet të paragjykohet rezultati i një marrëveshjeje eventuale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, tha se po punon që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, e cila, sipas tij, do ta stabilizojë rajonin.
Ai tha se për marrëveshjen përfundimtare ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.
“E kemi përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe nuk duhet të paragjykohet rezultati, por të gjithë duhet të jemi unikë në përkrahjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here