Nga biznesi i hotelerisë tek shpenzimet e luksit, ja kush është i fejuari i Elvana Gjatës

0
898

Elvana Gjata është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh.

Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur.

Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë euro vetëm për udhë imet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla./ Panorama

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj