“Pronari i lokalit i kërkoi Elvanës të largohet”/ Çfarë ndodhi në lokal? Zbardhet dinamika e krimit

0
1874

Një person vdiq dhe 2 të tjerë u plagosën mbrëmë në një lokal në ish-bllok. Viktimë e ngjarjes së djeshme është Fabian Gaxha ndërsa i plagosur ka mbetur Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.

Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti  ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj Fabian Gaxha dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabiol Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.

Situatat në lokal mes palëve kanë e qenë qetë për disa minuta dhe nuk ka pasur komunikim mes tyre. Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të showbizit.

Duke parandjerë se gjakrat do të nxeheshin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Disa minuta pasi u largua, këngëtarja u rikthye për t’i kërkuar të dashurit të largohet. Burimet thonë se ajo nuk hyri më në ambientet e brendshme të lokalit dhe pas largimit për herë të dytë, konflikti u ashpërsua.

Kur Fabiani u afrua nisi konfrontimi fizik. Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate.

Menjëherë ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe në këto çaste Fabio Allushi, një komando ushtrie, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.

Autorët e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri prej tyre është larguar në këmbë në rrugicat e bllokut, tjetri me makinë, ndërsa i treti nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka mbërritur rreth 10 minuta pas ngjarjes, me të marrë sinjalizim.

Ne vendngjarje gjeti 11 gëzhoja, arme zjarri tip Glock, 10 000 euro, aparate celularë dhe 3 automjete. Pak pas krimit policia gjeti edhe një motor në zonën e Kopshtit Botanik që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë hetimet me sekuestrimin e kamerave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here