Alarmohet NASA. Panik në hapësirë, anija kozmike me dy astronautë në bord pëson defekt

0
487

Raketa Soyuz FG që mbante anijen kozmike Soyuz MS-10, ka pësuar një defekt në motor duke shkaktuar alarm dhe frikë në NASA, që po drejtonte misionin.

Astronautët mësohet se do të zbresin në Kazakistan.

Nisja e anijes kozmike Soyuz MS-10 mbi një raketë Soyuz FG, e manovruar nga një ekuipazh prej dy komzonautësh në vend të tre, nuk shkoi sipas planit për shkak të një defekti në motor pak kohë pas ngritjes nga Toka, bënë të ditur agjencitë ruse.

Kozmonauti rus Aleksej Ovçinin dhe ai i NASA-s, Nick Hague, do të shkonin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku do të bashkoheshin me ekipin e Ekspeditës 57, të drejtuar nga Komandanti Alexandër Gerst i ESA-s (Agjencia Hapësinore Evropiane) për gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas medias ruse, të dy kozmonautët janë ‘gjallë dhe do të zbresin në Kazakistan’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here