I qetë dhe i kthjellët, ja momenti i arrestimit të vrasësit në Mat

0
41

Dalin pamjet e arrestimit të autorit të masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur në Mat.

Autori, 51-vjeçari Kujtim Koxha, u prangos dy orë pas krimit, në Burgajet. Në pamjet e regjistruara nga policia pak çaste pas kapjes së autorit ai shfaqet i qetë në dukje dhe i kthjellët, pavarësisht se u aludua se mund të ishte në gjendje të dehur.

Koxha ishte kryeplak i fshatit Shëlli dhe ishte konfliktuar sot me punonjësit e Bashkisë Mat për rrugën.

Pas konfliktit autori u largua dhe ka marrë armën automatik duke qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Viktima të sulmit mbetën shtetasit Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, ndërsa është plagosur Astrit Hani.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj