Problemet me F-35: Ushtria SHBA pezullon të gjithë flotën

0
39
Ushtria e SHBA ka pezulluar përkohësisht të gjithë flotën e avionëve të saj luftarakë F-35 pas rrëzimit të një avioni muajin e kaluar në South Carolina.
Inspektime raportohej se do të bëheshin në tubat e karburanteve pasi një tjetër raport në fillim të vitit kishte sinjalizuar për disa gabime të tjera në gjuajtësit F-35, i cili është programi më i kushtueshëm i armatimeve të SHBA me rreth 3,000 shitje botërore të planifikuara.
Programi i F-35 tha në një deklaratë se SHBA dhe partnerët e saj ndërkombëtarë po pezullonin operacionet e fluturimeve për kryerjen e inspektimeve.
“inspektimet pritet të përfundojnë për 24 deri në 48 orë”, thuhej në deklaratë.
Aksidenti në South California ndodhi me një F-35B i cili mund të ulet në mënyrë vertikale, dhe kushton reth 100 milionë dollarë. Piloti i atij avioni u lëshua me katapultë por avioni u shkatërrua. Avionët janë shitur te një numër vendesh përfshi Britaninë, Japoninë, Turqinë e Korea e Jugut.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj