Kriza diplomatike/ Turqia liron pastorin amerikan Andrew Brunson

0
29
Gjykata turke ka liruar sot pastorin evangjelik amerikan Andrew Brunson, ndalimii të cilit u bë hskaktar I një krize të rëndë diplomatike mes Ankarasë deh Uashingtonit.
Gjykata dha për të dënimin me 1-1/2 vjet burg për akuzat e terrorizmit, por ai do të lirohet pasi ka qenë i ndaluar tashmë prej  tetorit 2016.
Dëshmitarët thanë se Brunson u përlot kur u dha vendimi, ndërsa në argumentimin e tij kishte thënë më herët: “Jam i pafajshëm, unë adhuroj Jezusin, adhuroj Turqinë”.
Çështja e predikuesit nga North Carolina që ka jetuar në Turqi prej 20 vitesh, soli së fundmi tarifa të rënda tregtare nga SHBA ndaj Turqisë dhe retorikë hakmarrëse nga presidenti Donald Trump.
Brunson ishte akuzuar për lidhje me militantët kurdë mbështetës të lëvizjes së Fethullah Gulen, kleriku që Turqia akuzon si organizator të grushtit të shtetit në verën e 2016.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj