Kush e tërhoqi Berishën nga grushti i shtetit në ’98? Spartak Ngjela flet me emra

0
71

Ngjela tregon për herë të parë se kush e tërhoqi Berishën nga grushti i shtetit në ’98.

Sipas Ngjelës, Berisha është telefonuar me urgjencë nga zv/sekretarja amerikane e shtetit, Eileen A. Malloy. Kjo e fundit i është drejtuar Berishës se nuk do njohë qeverinë e tij, të marrë nga një revoltë e dhunshme

“E mori zv/sekretarja amerikane e shtetit, znj.Malloi. Ka qenë edhe në Shqipëri ajo. Berisha e respektoi. Berisha i tha, ndodhi një vrasje, populli u revoltua, shteti u dorëzua, iku… Në këto momente ne kemi ndërhyrë në mbrojtje të shtetit. Një ekip është te presidenti për të bërë qeverinë e përbashkët, por PD nuk merr pjesë. Ajo iu drejtua – merr pjesë apo nuk merr pjesë PD, ajo është qeveria jote dhe ne nuk e pranojmë. Këtu Berisha u tërhoq” tha Ngjela në Report Tv.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj