SHBA: Serbia të ndalë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës

0
506
Ka kohë që Serbia ka nisur një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën ta anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë se qëllimi i tij është që numrin e njohjeve, nga 116 sa janë të regjistruara nga Kosova, ta çojë nën 96.
Por Daçiç ka thënë në një emision televiziv në Serbi se amerikanët i kanë kërkuar që të ndalet kjo fushatë me arsyetimin se në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën.
“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me kryeministren Ana Brnabiç”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
Daçiç ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here