Xhisiela’, Basha dëshmon sot në Prokurorinë e Tiranës

0
40

Kreu i PD, Lulzim Basha pritet të dëshmojë sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare.

Basha është ftuar të paraqitet këtë të premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për kallëzim të rremë e shpifje.

Sipas Ballës, kryeopozitari në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, sajuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj