Lehtësirat në ligjin e ri, si të merrni nënshtetësinë greke

0
50

Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e kanë aplikuar për nënshtetësinë helene tashmë mund të informohen shumë lehtë mbi fazën e marrjes së pasaportës greke. Ky lajm bëhet me dije për ‘Gazeta Shqiptare’ nga Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja”. Marrja e këtij informacioni mbi fazën e aplikimit të nënshtetësisë greke është vetëm një telefonatë larg. “Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së brendshme. Siç bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë, numri i telefonit ka nisur të funksionojë para disa ditësh”,-thekson Malaj për ‘Gazeta Shqiptare’. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme greke bëhet me dije se me krijimin e zyrës së shërbimit telefonik do të përmbushen nevojat e të interesuarve për komunikim dhe informim, lidhur me ecurinë e kërkesës së tyre për natyralizim.

Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10,00 deri 13,00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919”,-nënvizohet në njoftim. Ndërkohë një tjetër mënyrë e shpejtë për të marrë informacion mbi fatin e aplikimit për pasaportën greke është edhe nëpërmjet shërbimit të internetit. “Rruga tjetër për të mësuar mbi aplikimin, është interneti. Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të ministrisë së brend-shme, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet. Pra të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”. Të njëjtat veprime do të mund të bëni edhe në klikoni direkt te linku http://pf.emigrants.ypes.gr/ pfIUA.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj