“Model i evazionit fiskal”, Braçe shpërthen ndaj Dukës: Do bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre, mesa duket s’kanë zënë mend

0
466

Nëpërmjet një tjetër reagimi në Facebook, deputeti i PS, Erion Braçe, ngre shqetësimin e evazionit fiskal në FSHF, për parregullsi në deklarimin e pagave, ku ndër të tjera, ai shprehet se do të bëjë një kallëzim penal për këtë skandal. Më poshtë, reagimi i plotë.

MEQE NUK PASKENI ZENE MEND!

Edhe nje here se mesa duket nuk kane zene mend;

  1. Evazioni fiskal ne Federaten Shqiptare te Futbollit ja ben muuuuuuuuuu, madje edhe para fytyres se Ministrit;

  2. Evazioni fiskal ne Federaten Shqiptare te Futbollit eshte ulerites per pagat e “personelit jashte Federates” por qe paguahet 3.5 here me shtrenjte se “personeli i Federates”, me perjashtim te rroges se Ilirjan Shulkut;

  3. Mospagimi i detyrimeve ligjore, rritet ne nje tjeter ze, ate te 10% qe duhet ti ishte paguar Buxhetit te Shtetit nga te ardhurat e krijuara nga shitja e te drejtes televizive per vite me radhe; te ardhura jo tatimore por te detyrueshme nga ligji “Per Sportin”.

KJO ESHTE E VERTETA!

Ministri i Financave nuk mund ta mbuloje kete te vertete me evazionin e rende fiskal me TE ARDHURAT E KLUBEVE (minister a e mban mend ceshtjen “Skenderbeu”), te ardhurat e trajnereve dhe te ardhurat e lojtareve.

Per ta thene troc;

KONTRATAT DHE BORDEROTE ME RROGAT E TYRE, ASHTU QESHARAKE SIC I PREZANTOI VERTETESISHT MINISTRI, I KA PRANUAR ARMANDO DUKA NE FEDERATE DHE, VETE MINISTRI I FINANCAVE!!

Natyrisht, nuk ka si te ndodhe ndryshe me klubet,  kur kete evazion kriminal e kryen dhe e shperdan si model Armand Duka nga Federata Shqiptare e Futbollit;

Madje i del edhe per zot tamam Armand Duka me Federaten Shqiptare te Futbollit.

Kontrolli i Larte i Shtetit ka lene detyra me shkrim per ministrine e Financave per te vene nen kontroll e ndalur kete EVAZION, por Armand Duka ja doli ta asfaltoje Ministrin me alibine e ankeses ne UEFA, FIFA, OKB, PNUD, UNHCR, NATO etj.

E mbani mend besoj!

Thene te gjitha keto, pergjegjesine per EVAZIONIN NE FEDERATEN SHQIPTARE TE FUTBOLLIT, por edhe evazionin me te ardhurat e klubeve te futbollit, nuk e kam une tifozi!

Armando Duka eshte mesuar ti shaje tifozet me nene e moter, “robte” gjithashtu, ndaj stadiumet jane bosh,por nuk mund ta bej kete edhe ministri pergjegjes per luften kunder evazionit!

Ju thashe, hapi i radhes eshte shume i qarte: Kallezim penal per evazion fiskal dhe shperdorim te detyres!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here