Akuza racizmi mes izraelitëve, mbledhje urgjente te rivalët e kuqezinjve

0
552

Jo gjithçka është e qetë dhe e lumtur te Izraeli në prag të ndeshjes me Shqipërinë, pasi dy prej lojtarëve të cilët zbritën në fushë ndaj Skocisë, Eliran Atar dhe Sia Saba, kanë akuzuar njëri-tjetrin shumë ashpër dhe nuk kanë kursyer edhe fyerjet si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjeve. Në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video ku pretendohej se në fund të ndeshjes Atar kishte lëshuar një sharje raciste kundër shokut të skuadrës, me prejardhje arabe.

Trajneri Endi Hercog ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje urgjente me të dy futbollistët në fjalë, të cilëve u ka kërkuar shpjegime për fjalët që kanë thënë, pasi ata pretendonin se kolegu nuk i kishte pasuar me dashje gjatë takimit. Për më tepër, një video që qarkullonte në internet pretendon se Atar kishte thënë se në krah kishte “një arab të qelbur”, deklaratë që lojtari e ka hedhur poshtë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk kam thënë asnjëherë diçka të papërshtatshme për shokun e skuadrës”, ishte përgënjeshtrimi publik i tij, që u shpërnda nga Federata Izraelite pas mbledhjes me Hercog.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here