“Balla shpenzoi 600 mijë EURO për charter”, reagon drejtoresha: Salianji të gjej burim tjetër, ja e vërteta

0
562

Reagon drejtoresha e Albcontrol, Belinda Balluku, pas akuzave të deputetit demokrat Ervin Salianji, se Balla ka shpenzuar 600 mijë euro për të udhëtuar me charter.

Balluku, nëpërmjet një postimi në Twitter, deklaron se Albcontrol nuk ka asnjë të dhënë për pasagjerët, dhe deputeti demokrat duhet të gjej buri tjetër për vërtetësinë e deklaratave të tij.

“Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjëherë e as nuk disponon te dhënat e pasagjerëve, sepse ky informacion nuk është në tagrin dhe interesin e operimeve që kryejmë. Deputeti Salianji të gjej burim tjetër për vërtetësinë e deklaratës së tij”, deklarond drejtoresha e Albcontrol.

Kujtojmë që deputeti demokrat Ervin Salianji tha se kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega. Demokrati deklaroi se një udhëtim me charter kushton 30 mijë euro dhe se Balla duhet të japë shpjegime për 600 mijë eurot e harxhuara.

Ndërsa Balla i mohoi akuzat, duke i quajtur shpifje ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here