Bombë selisë së ‘Lega Nord’ të Salvinit, ministri: Kush janë autorët

0
434

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës së sotme në selinë e “Lidhjes” në Ala të Trentinos jugore, ndërsa ditën e sotme pritej që të shkonte për një vizitë lideri i partisë Matteo Salvini.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombë artizanale, dy përgjegjësit e të cilës u identifikuan ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre.

Menjëherë ka reaguar edhe kreu i partisë, njëherazi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili tha se personat që vunë bombën ishin anarkistë.

“Ishin anarkistë. Unë jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishimit”, tha Salvini.

Ky është rasti i tretë i dhunës në tre muaj i shpërthimeve me bombë, ku bomba e parë shpërtheu më 16 gusht në selinë e Lega në Treviso, ndërsa e dyta më 30 shtator, por u arriti që të neutralizohej në kohë nga forcat policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here