Bota e sportit në zi! Ndahet nga jeta para kohe një ndër figurat më të mëdha të tij

0
49

Bota e sportit po kalon një moment të dhimbshëm pasi është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare sekretari përgjithshëm i Federatës Botërore të Basketbollit (FIBA) Patrick Baumann. Ai u nda nga jeta si pasojë e një ataku në zemër.

Lajmi ka shokuar mbarë opinionin sportiv botëror, pasi zvicerani ishte një figurë e lartë e Basketbollit.

Në karrierën e tij, ai kishte shërbyer si arbitër dhe ishte aktivizuar si basketbollist profesionist.

Baumann kishte ndihmuar në vendosjen e marrëdhënieve midis FIBA-s dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, me të cilën kishte raporte mjaft pozitive.

Që prej viti 2003, ai kishte marrë postin e numrit 2 të qeverisë botërore të basketbollit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj