Denoncimi i Salianjit, deputetja e PS zbardh të vërtetën e një prej udhëtimeve:Ishim me takime në Bruksel

0
47

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka reaguar ditën e djeshme pas denoncimit të bërë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, mbi udhëtimet e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me trafikantin e drogës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, referuar datave të një prej udhëtimeve në të cilat Salianji tha se Taulant Balla ka udhëtuar jashtë shtetit me trafikantin e drogës, Edmond Bego, Kushi shkruan se bashkë më kryeministrin Rama, vetë ajo dhe deputetët Balla e Kryemadhi janë nisur për një udhëtim, vizitë pune, në Bruksel, në 8 dhjetor 2014.

“Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallëzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla. Meqenëse në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel. Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu”, shkruan ajo. Më tej deputetja Kushi i konsideron një lajthitje shpifjesh deklaratat e deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërsa i kujton këtij të fundit edhe paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama. “Prandaj, kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit”, shkruan deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ndër të tjera në statusin e saj në rrjetet sociale, ditën e djeshme. Po kush është Edmond Bego? Biznesmeni u kthye në qendër të vëmendjes dhe akuzave nga opozita gjatë verës, pasi në muajin gusht u ndalua nga autoritetet greke teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, për llogari të shtetit italian. Por pas verifikimeve në datë 22 gusht, ai u la i lirë, pasi Interpol Roma i dërgoi një letër Interpol Athinës për të vërtetuar se shqiptari Edmond Bego nuk kishte asnjë çështje të hapur në shtetin italian. Në dokument specifikohej qartë se biznesmeni shqiptar nuk ishte në kërkim nga asnjë agjenci italiane.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj