Dosja ‘Habilaj’, Prokuroria përfundon hetimet për Tahirin, fati i ish-ministrit vendoset nesër

0
69

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimin e dosjes në ngarkim të Saimir Tahirit, në përputhje me afatin tremujor të vendosur nga Gjykata. Të hënën, 15 tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim të rëndësishëm për këtë çështje. Prej një viti, ish-ministri i Brendshëm është vënë nën hetim nga Krimet e Rënda si i dyshuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt.

Mesohet se tre pritet të jenë opsionet e vendimmarrjes nga ana e organit të akuzës: shtyrje të afatit të hetimeve edhe me tre muaj të tjerë, gjë e cila pranohet edhe nga pala mbrojtëse e ish-ministrit, dërgimin e çështjes për gjykim apo edhe pushimin e dosjes për mungesë provash.

Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e hetimeve për tre ish-policët e Vlorës të shpallur në kërkim, Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën, të cilët ndodhen në arrati prej një viti

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj