Dy ditë më parë u lirua nga burgu / Shqipëria bën gati dosjen për ekstradimin e “Babales”

0
36

Ministria e Drejtësisë ka gati dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i konsideruar si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin e publikuar nga PD, më 14 maj 2018.

Veliu, dy ditë më parë, u lirua nga burgu nga Gjykata e Prishtinës, ndërkohë që për të ka një urdhër-arrest nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Dëshmitari X” është në hetim për “kallëzim të rremë” dhe për “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Mirëpo “Panorama” ka mësuar se kërkesa për ekstradimin e tij do të dërgohet ditën e hënë. Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka gjithçka gati dhe do të kërkojë ekstradimin e Veliut.

Ai momentalisht strehohet në qendrën e azilantëve në Prishtinë, ku ka aplikuar për strehim politik. Avokati i tij vazhdon t’i qëndrojë idesë se Veliut i rrezikohet jeta në Shqipëri dhe do të luftojë për garantimin e strehimit politik atje. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri pret që Veliu të ekstradohet brenda një muaji, në mënyrë që të merret në pyetje për audio-përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Deri më tani, për rastin, është në burg kunati i Veliut, Fredi Alizoti, i cili ka pranuar në Prokurori se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në audiopërgjim.

Ai gjithashtu ka thënë se një rol i tillë i është kërkuar nga Albert Veliu. Gjithashtu, nën hetim nën masën “detyrim paraqitjeje” është edhe gazetari Jetmir Olldashi, që ka asistuar në bërjen e audio-përgjimit, ndërsa Prokuroria ka njoftuar disa ditë më parë se nën hetim është edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Kur gjithçka dukej sikur po shkonte drejt zgjidhjes, një video-përgjim i dytë i Fredi Alizotit i publikuar nga PD ka futur çështjen në një spirale. Në këtë video, Alizoti thotë se i është bërë presion dhe madje i janë ofruar edhe para nga “pala tjetër”, që të pranojë se ka qenë ai që ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjim. Ai ka implikuar deputetin e PS-së, Taulant Balla dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj