Pamje të rralla. Kamerat e TAP xhirojnë arinj të murrmë, investitorët nuk tregojnë vendndodhjen për t’i mbrojtur

0
81

Ariu i murrmë evropian është fiksuar në disa pamje të rralla në zonat malore të Shqipërisë. Arinjtë që shihni në video janë xhiruar nga kamerat e Gazsjellësit TAP, por investitorët nuk tregojnë vendndodhjen e tyre me qëllim që t’i mbrojnë kafshët nga gjuetia e paligjshme.

TAP thotë se ka vendosur disa kamera të fshehta në zonën ku do të kalojë gazsjellësi ku specialistët po bëjnë vëzhgime për të mos dëmtuar habitatin e këtyre kafshëve të rralla gjatë punimeve.

Këto pamje nuk janë të zakonta për vendin tonë, pasi nuk ka ekipe studimore të faunës që të mund të na sjellin pamje të tilla të pasurisë sonë në biodiversitet.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj