Salianji publikoi udhëtimet e Ballës, policia vihet në aksion për të zbuluar se kush nga oficerët po e tradhton

0
404

Flitet se opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë në radhët e Policisë së Shtetit . Pas publikimit nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i të dhënave nga sistemi TIMS, për udhëtimet e deputetit Taluant Balla dhe shtetasit Edmond Bego, në lëvizje është vënë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.Sipas burimeve nga uniformat blu, për këtë rast ka nisur një hetim administrativ për nxjerrje të të dhënave konfidenciale. Kërkimi në sistemin TIMS lë gjurmë dhe nga hetimi pritet të dalin të gjithë personat që kanë kërkuar të dhënat, të cilat u bënë publike nga opozita.

Në sistemin TIMS kanë askses vetëm një numër i kufizuar oficerësh , nga të cilët dyshohet se i është përcjellë opozitës edhe informacioni i detajuar për lëvizjet jashtë shtetit të numrit 2 të Partisë Socialiste, i cili akuzohet për lidhje me Edmond Begon, që sipas opozitës është një person i dënuar dhe me të shkuar kriminale.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që opozita paraqet informacione konfidenciale në lidhje me çështje të caktuara. Edhe në të kaluarën, në rastin e akuzave për Saimir Tahirin, opozita publikoi të dhëna për lëvizjet e ish ministrit të brendshëm dhe automjetit të tij, ndërsa disa oficerë që nuk kishin lidhje me çështjen, por kishin kërkuar të dhëna për të, u ndëshkuan me masa disiplinore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here