Balla nga Brukseli: Nëse akuzat e opozitës janë të vërteta, të më bëhet gjyqi këtu!

0
62

Teksa u bë ‘mollë sherri’ që opozita braktisi punimet në komisionin e PE-së, deputeti i PS-së Taulant Balla, njëherësh edhe bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar të Shqipërisë, ka thyer heshtjen.

Nga Brukseli ai tha se betejat mes kampeve politike duhet të lihen në Shqipëri. Po ashtu Balla bëri deklaratën e fortë, ndërsa shtoi se nëse ndonjë nga akuzat që lëshoi deputeti i PD-së Genc Pollo është e vërtetë, ishte i gatshëm që t’i bëhet gjyqi në Luksemburg.

“Ne duhet të lëmë betejat tona në Shqipëri, dhe këtu të bashkojmë forcat me ju. Nëse 1% kaq është shumë 1 në 1 mln nga gjithcka sa tha z. Pollo jam gati të më bëhet gjyqi ne gjykaten e Luksemburgut”, tha ai.

“Ata duhet të votojnë bashkë me mua ligjin e Magjistraturës. Dy vite me parë votuam reformën në drejtësi. Ishte Kukan, Fleckenstain, por ka shumë ligje në parlament që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament kolegët ne parlament duhet të kuptojnë se nëse duan të vijnë në pushtet vihet me zgjedhje të lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira ne thamë se duhet te bëjmë ndryshimet ne kodin zgjedhor. Drafti është këtu, unë dua t’ju jap një kopje gjithçka është aty nga A te ZH. Vettingu po vazhdon gjysma e tyre që e kanë kaluar, për fat të keq ose për fat të mirë. Faleminderit për angazhimin tuaj. Ju e doni vendin tim më shume se opozita jonë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj