Evropa në alarm. Numërohen 400 mijë raste vdekjeje të parakohshme çdo vit, ja shkaku

0
40

Ndotja e ajrit është një nga fenomenet më shqetësuese të kohëve moderne. Specialistët e mjedisit kanë dhënë alarmin se ndotja e ajrit në Evropë shkakton rreth 400 mijë raste vdekjeje të parakohshme çdo vit.

Cilësia e dobët e ajrit vjen si pasojë e shumë faktorëve dhe ka prekur të gjitha vendet e zhvilluara.

Specialistët theksojnë se standardet evropiane të ajrit janë shumë më të ulëta se ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas kësaj organizate, çdo vit rreth 2 milionë njerëz humbin jetën në të gjithë planetin për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Konkretisht, cilësia e ajrit në Londër është shumë e ndotur aktualisht, saqë në fund të janarit të vitit 2018, qyteti ka arritur limitin e ndotjes së gjithë vitit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj