Habit deputeti socialist: Unë jam i vetmi shok i Ramës në Parlament, ja çfarë na lidh bashkë

0
390

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli ka komentuar marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Sipas Yllit marrëdhënia e tij me kryeministrin nuk ka ndryshuar që nga koha që janë njohur si sportistë në ish-klubin e Dinamos.

I pyetur se çfarë mendon kur dëgjon se Rama e ka mbushur partine dhe Parlamentin me shokët e vet, deputeti Ylli tha se ai është i vetmi shok i tij në parlament dhe e ka për krenari.

“Unë jam i vetmi shok i tij ne Parlament. Ka qene edhe Dash Peza, por ai u largua me dëshirën e tij. Edi Ramën e kam shok, e kam krenari, e kam zemër të vazhdoj miqësinë me të”, u shpreh ai në emisionin CAPITAL.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here