Mbyllja e basteve sportive, Rama sms deputetëve: Mos dëgjoni shpifjet

0
434

Pas vendimit që pritet të hyjë në fuqi duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, për mbylljen e lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh deputetëve të tij.

Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për ‘BalkanËeb’ mesazhin që kreu i qeverisë u la dërguar ligjvënësve ku i sqaron se ato çka qarkullojnë në internet për ‘monopolin online’ s’janë të vërteta.

“Kane nisur t’ju cojne lumenj mesazhesh neper tel kunder mbylljes se basteve! Jane te orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre qe fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen per “monopol online” sepse s’do kete asnje lloj monopoli!”, thuhet në mesazhin e Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here