Misteri, çfarë u ndodhi dy shoqeve shqiptare që u gjetën të vrara?

0
47

Vetëvrasja e dy vajzave adoleshente disa muaj më parë në Prizren ka mbetur ende e pazbardhur.

Ato ishin nxënëse të klasave të dhjeta në të njëjtën shkollë ndërsa u vetëvranë duke u hedhur nga dy ndërtesa afër shkollës.

Rasti bëhet edhe më i dyshimtë pasi të dyja vajzat kishin vizatuar në bankën e tyre nga një dorë dhe poshtë kishin shkruar emrat. Ato ishin shoqe banke.

Prokuroria e Kosovës i ka mbyllur hetimet duke deklaruar se vajzat nuk ishin ndikuar nga ndonjë person tjetër por pa asnjë motiv.

Ngjarja ndodhi në qershor ndërsa më vonë një e tretë ka provuar ta bëjë të njëjtën gjë.

Dorëjeta Kafexholli, 16 vjeçe, më 19 maj të këtij viti, qe viktima e parë që ra nga kati i pestë i një ndërtese në Prizren. Nxënësja e klasës së dhjetë e kësaj shkolle, me prejardhje nga fshati Bellanicë e Malishevës, ishte zhvendosur për banim në Prizren, për të kryer të mesmen e mjekësisë, shkruan Express.

Vajza tjetër ishte Alketa Dakaj, e cila u hodh nga një ndërtesë disa ditë më vonë.

Sipas prokurorisë së Prizrenit, vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë, e megjithatë të dyja rastet ngelen një mister.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj