PD-ja i kundërpërgjigjet Ballës: Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës

0
351

Deputeti Taulan Balla akuzoi ditën e sotme kryetarin e PD-së, Lulëzim Balla se ka porositur  deputetët e tij të krijojnë rrëmujë në delegacionin e Shqipërisë në Parlamentin Europian.Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i PD-së, Genc Pollo.

Ai përmes një statusi  në “Facebook” shkruan: “Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve e  kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delgacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin”, thuhet në reagimin e Genc Pollos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here