Përplasje ne Bruksel. Pollo kërkon fjalën kur flet Balla, opozita braktis mbledhjen e PE-së

0
126

Debati mes politikës shqiptare ka kaluar kufirin shqiptar dhe kësaj here është zhvendosur në Bruksel. Genc Pollo dhe Taulant Balla kanë  ngritur tonet edhe në Parlamentin Europian.

Teksa Balla fliste përballë të pranishmëve, Pollo kërkoi fjalën. Ndërkohë drejtuesja e Komisionit “kritikoi”  Pollon, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.

“Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”, tha Pollo.

Pollo kërkon që komisioni të mos drejtohet nga Balla, ndërsa ka theksuar se kjo është e padenjë të  jetë bashkëkryetar.

“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar.Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi.Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel”

Ajo kërkoi nga deputetët e opozitës të respektojnë rendin e ditës, ndërsa theksoi se me largimin nga mbledhja deputetët tregojnë se janë kundër dialogut

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj