Shmanget tragjedia më e madhe ajrore në histori

0
492

Një tragjedi me përmasa të frikshme është shmangur në ajër.

Një avion i Air Canada, ka qenë duke shkaktuar aksidentin më të madh në historinë e aksidenteve ajrore, pasi për pak u ul në një pistë të populluar me avionë që prisnin të niseshin.

Sipas një raporti zyrtar, Air Canada Airbus A320 që mbante 140 persona në bord mori leje për t’u ulur në pistën 28-Djathtas në Aeroportin Ndërkombëtar të San Francisco-s më 7 korrik 2017. Por ,pa dashje, piloti u rreshtua për në “Taxiway C”, ku katër aeroplanë po prisnin të niseshin.

Bruce Landsberg, nënkryetar i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit deklaroi:

Vetëm disa metra ndarje penguan atë që ndoshta të njohej aksidenti më i keq i aviacionit në histori.”

Sipas asaj që thuhet në raport, aeroplani i incidentit zbriti në një lartësi prej 100 ft (30 metra) mbi nivelin e tokës dhe fluturoi shumë afër mbi avionin e parë që priste të nisej shlkruan Daily Mail.

Anëtari i Bordit, Earl Weener u shpreh se mbi 1,000 vetë ishin në rrezik direkt të lëndimeve të rënda ose vdekjes nëse avioni do të ishte ulur në pistën e gabuar.

Zgjedhja e pistës së gabuar thuhet se erdhi pasi anëtarët e ekuipazhit nuk ishin në dijeni të një piste paralele për shkak të rishikimit joefektiv të njoftimit të avionëve (NOTAM) përpara fluturimit dhe gjatë udhëzimeve të afrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here