Sot nis testimi për Patrullën e Policisë, sa janë shanset për të fituar?

0
47

Ditën e sotme nis tentimi për shkollën e Patrullës së përgjithshme në Policinë e Shtetit. Testimi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, ku nga 2679, janë vetëm 150 vende të lira, ose thënë ndryshe 18 aplikantë për një vend.

Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve.

Në përfundim të procedurave të shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët për të konkurruar në Kolegjin e Policisë për Patrullë të Përgjithshme, ku procesi i aplikimit u hap më datën 20 korrik dhe zgjati deri më datën 20 shtator, si dhe procesi i verifikimit përfundoi më datën 9 tetor, nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimit është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm  të Policisë së Shtetit “Për rregullat e konkurrimit për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme”, faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat: 15 dhe  16 tetor 2018, sipas numrave kodik.

Më datën 15 tetor, në orën 07.00,  do të zhvillohet testimi për aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000.

Më datë 16 tetor, grupi i parë, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e qarkut  Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore  të Policisë Tiranës nga numri kodit 1964 deri në 2000.

Po më datën 16 tetor, grupi i dytë, në orën 11.00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677, dhe dy aplikantë me numrat kodit 2678 e 2679.

Aplikantët duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportën dhe fletën e pranimit për testim të lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë ku është i shënuar dhe numri kodik përkatës

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj