Zbardhen detajet për arrestimin e avokates seksere nga Tirana, ja kush janë 2 bashkëpunëtorët

0
485

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi” ka vënë në pranga 3 persona për korrupsion aktiv. Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :

– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Për shkak të hetimit policia nuk bën me dije të dhëna të tjera.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here