“20 mijë lekë për provim”, arrestohet infermieri sekser në Korçë

0
47

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar me profesion infermier pranë të spitalit të Korçës, pasi akuzohet se iu merrte para studentëve për të kaluar në provimet e infermierisë.

Në pranga ka përfunduar Alku Gjalli, pasi ndaj tij gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Korçës bën me dije se i riu sekser u merrte studentëve nga 15.000-20.000 lekë për një provim.

Njoftimi i policise:

Specialistët kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan (me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës)

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj. Materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj