‘Babalja’/ Ardi Veliu 60’ në prokurori, zbardhet dëshmia: S’e njoh Alizotin (Nesër dëshmon Florenc Hoxha)

0
467

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dëshmuar për rreth 60 minuta para prokurorëve të Krimeve të Rënda në lidhje me videon e kunatit të Babales. Ai hyri në ambientet e prokurorisë në orën 13:00, përfundoi dëshminë duke u larguar në orën 13:55 minuta, ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Burimet kane zbardhur dëshminë e Ardi Veliut para prokurorëve Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri. Sipas burimeve, Veliu ashtu si në deklaratën e policisë pak ditë më parë edhe sot ka mohuar njohjen me Fredi Alizotin, i cili pretendon se e ka marrë në makinë dhe i ka bërë presion për të ndryshuar dëshminë.”Nuk kam asnjë njohje dhe kontakte me Fredi Alizotin, nuk e kam takuar asnjëherë.  Nuk e di se përse më akuzon, gjithçka që ka thënë nuk është e vërtetë” ka thene Ardi Veliu.

Në kuadër të dosjes Babale, specifikisht videos së kunatit të Albert Veliut, Fredi Alizoti nesër do të dëshmojë te Krimet e Rënda edhe ish-drejtori i policisë bashkiake të Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Në videon e dytë Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen “Babale”.

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

Por, si Ardi Veliu ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. Ndërkohë që Florenc Hoxha do të merret në pyetje, pasi është personi që ka intervistuar kunatit e Babales.

Sipas pergjimeve te Prokurorise te publikuara disa ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me “Babalen” por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Gjithashtu, bazuar gjithmonë te përgjimet e zbardhura, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. Ndërkohë që për këtë cështje edhe deputeti i PD, Ervin Salianji eshte nën hetim për kallëzim të rremë dhe dëshmoi javën e kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ndër të tjera tha se videon me kunatin e Babales, që publikoi ia kishte dhënë Florenc Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here