Eurostat: Më shumë se 1/3 e rumunëve e bullgarëve në rrezik varfërie

0
32
Në studimin e fundit të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat thuhej se jë e treta e popullatës në Bulgari e Romani janë në rrezik varfëria dhe përjashtimi shoqëror.
Sipas studimit 38.9% e bullgarëve dhe 35.7% e rumunëve ishin në rrezik varfërie dhe distancimi social nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Kjo pjesë e popullsisë u llogarit sipas të ardhurave totale (duke zbritur taksat e transferimet e tjera), që personat kanë të gatshme për shpenzime apo kursime.
Rrezik të konsiderueshëm varfërie kishte në ekonomi të tjera të Evropës jugore që u goditën nga kriza financiare  e fundit të viteve 2000. Mes vendeve me shifra më të larta për temën ishin Greqia (34.8%), Italia (28.9%) e Spanja (26.6%).
Në mënyrë të ngjashme me to renditej dhe Croatia (27.9%)si dhe dy vendet balltike Lituania (29.6%) e Letonia (28.2%).

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj