“Hap gojën sa do, tha shoku nga Librazhdi”, Salianji publikon përgjimet e reja të Alizotit

0
69

Deputeti Ervin Salianji ka publikuar sot  disa përgjime të reja, mes Fredi Alizotit dhe disa personave të tjerë, ku flitet sërish për një pagesë.

Salianji deklaroi se këto përgjime, tregojnë se Alizoti është aktori i sajaur nga Rama dhe është paguar nga Taulanti nga Librazhdi dhe Ardi Veliu nga Delvina.

Deputeti i PD, bëri publik disa nga telefonatat e përgjuara ku citoi ndër të tjera: Hap gojën sa do, i tha shoku nga Librazhdi.

Pjesë nga deklarata e Ervin Salianjit:

Provat që sajuan një dëshmitar të rremë janë të pakundërshtueshme.

Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë e figurë çdo shqiptar, përfshirë edhe Prokuroria, që i ka në fashikullin e plotë.

Ato faktojnë përfshijnë e Taulan Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Sot po publikojmë dokumentet që tre ditë para se të dilte aktori i Ramës, ai bën këtë bisedë:

Citoj: Më është afruar një gjë e mirë nga ana tjetër.

Më poshtë Alizoti bën pohimin shkatërrues.

Në përgjimin tjetër ai thotë se më mirë bëj një vit burg e të marr ato që më janë afruar sesa të rri kështu. Pra në çdo rast ai provon se është dëshmi e rreme.

Po kështu, pas rekrutimit zyrtarisht të Alizotit, Veliu thotë:

Çfarë lidhje ke ti me këto punë, kur nuk ke lidhje?

Këto prova janë mjaft për ta arrestuar Ardi Veliun.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj