“Ku i gjen paratë ky njeri ”, Dritan Zagani denoncon: Ja çfarë po përgatitet të bëjë Sajmir Tahiri

0
538

Ish oficeri i antidrogës Dritan Zagani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se një mik i tij i ka treguar se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar që të blejë një shtëpi në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Zagani ngre pyetjen se ku i merr të ardhurat për një jetë kaq ekstravagante që bën tani në lirinë e tij sa veç pronave që ka kërkon malet e Tiranës!?

Nje miku im i besuar nga Tirana, po me thoshte se Saja ka kerkuar te bleje nje shtepi me toke ne fshatin Shengjergj te Tiranes…!

Di njeri te me thote mua…!

Ky njeri nga i merr te ardhurat per nje jete kaq ekstravagante qe ben tani ne “lirine” e tije, sa vec pronave qe ka kerkon edhe prona ne malet e Tiranes…!

P. S. Ju siguroj se miku im e ka informacionin aq te sakte sa eshte njeri i mbrendshem qe njef mire kete afere …!”, shkruan Zagani.

Dritan Zagani ishte i pari që akuzoi publikisht ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here