“Një tjetër skandal”, PD bën denoncimin e radhës: Po synon të mbulohet me heshtje

0
532

Vetëm pak ditë më parë studiuesi Taulant Muka denoncoi deputeten socialiste Blerina Gjylametin bashkë me zv.ministrin e Arsimit Ervin Demo se kanë kopjuar artikujt e publikuar në revista të huaja, për punimet e doktoraturës.

Sot, Partia Demokratike, përmes deputetit Luçiano Boçi doli në një deklaratë për mediat dhe kërkoi reagimin e dy zyrtarëve, të cilët deri tani kanë heshtur përballë këtij denoncimi.

“Denoncoj një skandal ku janë përfshirë një deputet i PS dhe një zv.ministër i Arsimit. Një skandal që po synon të mbulohet me heshtje. Prej disa ditësh është bërë i njohur denoncimi, i studiuesit  Taulant Muka lidhur me një botim plagjiaturë që mban nënshkrimet e Blerina Gjylameti dhe Ervin Demo

Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë” botuar në 2011 nuk është punë e tyre origjinale, por kanë përvetësuar punën e tjerëve pa cituar burimin origjinal dhe duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale. Ministria e arsimit ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve publike të studiuesit Muka, por edhe interesimit të medias”, u shpreh Boçi.

Ai përmendi edhe rastin e një ditë me parë, kur Gjylameti uron një ditë më parë studentët në ditën e parë të vitit akademik.

“Deputetja që sot mban koordinatore e Ramës për bashkëqeverisjen, as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet për vjedhjen e punimit të të tjerëve, por vijojnë të japë leksione si qeveriset, madje në ditën e parë të vitit akademik, merr përsipër të urojë studentët”, tha deputeti.

“Heshtja tregon qartë se në çfarë derexheje ka rënë arsimi në Shqipëri. Në Evropë ka me dhjetëra raste që zbulimi i plagjiaturave ka shkatërruar karriera politike deri te kryeministra dhe deputetë”, përfundoi Boçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here