‘’Pas bojkotit, hëngrën drekë qyl të gjithë bashkë”, PD tregon pse nuk u çuan nga tavolina: Ja kush ishte halli më i madh!

0
397

Shumica dhe opozita nga Tirana e zhvendosën debatin dhe bojkotin në Bruksel, ku përfaqësuesit e PD dhe LSI u larguan nga takimi.

Por më pas deputetët e PD-së qëndruan në një tavolinë për të ngrënë me kolegët e tyre të PS-së dhe më pas u larguan nga seanca në Parlamentin Europian, me pretendimin se Balla nuk duhej të përfaqësonte shtetin shqiptar.

Kjo foto nuk kaloi pa reagime dhe bëri xhiron në rrjetet sociale.

Ka mjaftuar një fotomontazh i Genc Sejkos kundër opozitës që kryeministri Edi Rama të harrojë inatet e vjetra me të dhe ta shpërndajë në rrjetet e tij sociale duke mos lënë mangët as ironinë.

Fotoja që bëri xhiron në rrjet ka bërë që të komentojë dhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili sqaron dhe pozicionin e kolegëve të tij.

Sipas Palokës kjo është një drekë e shtruar nga PE dhe në rast largimi të demokratëve, kjo do të  shihej si një bojkot ndaj vetë BE-së. Paloka shkruan më tej se halli më i madh i demokratëve ka qenë që të hanë drekë duke pasur përballë Ballën dhe mos të vjellin.

Reagimi i Palokës:

Ne fakt Genc, ajo eshte dreke qe e jep PE dhe nuk mund te bojkotohet nga ne se del sibojkot ndaj PE e jo tao palles. Atje ka nje problem qe nuk di se si e zgjidhin keta tanet ; te hash buke perballe me pallen e mos te te vij per te vjelle. Dmth ne kete rast eshte me shume problem fiziologjik se sa politik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here