Përfshihen nga zjarri dy automjete në Sarandë

0
29

Dy automjete janë përfshirë nga zjarri njëra pas tjetrës, teksa kanë qenë të parkuara.

Zjarri është pikasur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, e hënë, në Sarandë.

Më konkretisht rreth orës 02:20, në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P..

Gjithashtu është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V. F., i cili ishte parkuar aty pranë.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj