Prokurori Adnan Xholi kalon vettingun, rikonfirmohet në detyrë

0
47

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi është rikonfirmuar në detyrë, duke kaluar kështu vettingun. Vendimi në fjalë u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Subjekti i rivlerësimit me veprimet apo rivlerësimet e tij, nuk ka cënuar interesin e publikut dhe ka arritur veprime të besueshme. Trupi gjykues e konsideron seancën të përfunduar. Prokurori rikonfirmohet në detyrë”, tha drejtuesja e seances se KPK-së.

Sipas ILDKP, Adnan Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”- thuhej në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI. Të njëjtin konstatim pati edhe DSIK, duke u shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj