Reagon shoqata e basteve: Nuk mund të trajtohet biznesi si kompani kaçakësh, qeveria s’ka asnjë studim

0
477

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur totalisht bastet sportive në vend ka sjellë reagimin e shoqatës së basteve sportive. Kreu i saj Artan Shyti, në një studio televizive u shpreh se vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve sportive është tërësisht i pastudiuar. Megjithatë Shyti pranoi se rreth 40 % e këtij sektori është informal ndërsa shifra e atyre që luajnë në mënyrë të paligjshme baste online është e frikshme.

“Nuk mund të trajtohet si kope kaçakësh, keni vjedhur, ç’keni vjedhur, nuk është kjo mënyra si trajtohet biznesi. Po, rreth 40 % e këtij sektori është i jashtëligjshëm, shifra e atyre që luajnë online në mënyrë të paligjshme është e frikshme por ky vendim e rrit paligjshmërinë….Të hysh në këtë iniciativë, pa pasur një projekt, pa pasur një studim, ne e dimë që nuk ka një të tillë. Kompanitë e basteve i paguajnë 45 mln euro në vit taksa shtetit. Kompanitë e basteve janë një operator që punon dhe zhvillon një aktivitet, pjesa dërrmuese e të ardhurave të së cilit i merr shteti. Nëse një strukturë shtetërore më thotë që ka harxhuar 1 euro për të bërë një studim social sa janë njerëzit që janë të varur; cilat janë problemet, si zgjidhen”, tha ai.

Shyti foli dhe një ditë më parë për këtë çështje. Sipas tij, shteti duhet të mbështesë sportin dhe jo të mbyllë bastet. “Unë nuk mendoj se kjo është çështja thelbësore e sporti. Politika duhet të jap përgjigje, pse nuk e përkrah sepse nuk e kontrollon dhe pse nuk e mbështet. Sporti ka probleme në ekzistencë. Sporti shqiptar po përballet me një vdekje klinike. Nuk kemi asnjë pozicionim shtetëror që të thuash, në lidhje me atë që ndodhi në asamble. Ky shtet ka përgjegjësinë e madhe që e ka lënë pa asnjë lloj mbështetje, plani dhe strategjie dhe pa asnjë lloj kontrolli. Pra të dali një ditë dhe të kërkojë për ligjshmërinë dhe sa përfiton një futbollist. A është ky futbollist me lekët që merr, a bën ai evazion fiskal, është si të thuash, që fryti në pemë është duke u vyshkur kur rrënjët kanë kohë që janë vyshkur. Janë sherrnaja dite. Prej vitesh duke ndjekur këtë fushë dhe këtë aspekt konkretisht, ligjor, financiar, unë konfirmoj se futbolli është jetim nga organet e shtetit”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here