SHBA, gjykata refuzon padinë e shpifjes nga Stormy Daniels kundër Trump

0
433
Një gjykatës amerikan ka refuzuar dje padinë për shpifje të ish-aktores së filmave porno Stormy Daniels kudnër Presidentit Donald Trump, dhe urdhëroi atë të paguante shpenzimet legale.
Gjykatësi S James Otero refuzoi padinë e Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, kur Trump pretendonte në rrjetet sociale se ajo kishte shpikur kërcënimet e tij për ta bërë të heshte, mbi çështjen e marrëdhënies seksuale mes të dyve rreth një dekadë më parë.
Daniels ka ende një tjetër padi në lidhje me $130,000 që ajo supozohet se ka marrë nga avokati i Trump para zgjedhjeve presidenciale të 2016 për të heshtur mbi lidhjen e tyre.
Për padinë e shpifjes gjykatësi tha se komentet e Trump ishin vetëm një “hiperbolë retorike” dhe mbroheshin nga amendamenti i parë i kushtetutës së SHBA që flet për liritë bazë të individit.
Avokati i Daniels tha se vendimi do të apelohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here