Si u njoh me bashkëshortin e saj?, Roza Anagnosti: Ma bënte me shenjë nga syri i kameras

0
632

Të gjithë e kemi të memorizuar në kujtesë ëmbëlsinë dhe interpretimet e mrekullueshme të Roza Anagnostit. Një prej emrave më të njohur në kinematografinë dhe teatrit shqiptar. Aktorja filloi karrierën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Ishte vetëm 20 vjeç kur hyri në kinematografi në rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme”, ku edhe pse e re spikati për interpretimin e saj të lirshëm dhe origjinal. Një vit më vonë ajo luajti në filmin “Toka jonë” ku u njoh me Dhimitër Anagnostin, partnerin që do ta shoqëronte gjithë jetën e saj. Ajo vijoi më pas me filmin “Komisari i dritës”, një vit i suksesshëm bashkëpunimesh me regjisorët Dhimitër Anagnosti dhe Viktor

Gjithçka që do të shënonte një ndryshim të madh në jetën personale të Rozës pasi fill pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri u martuan dhe vendosën të jetonin në Tiranë. Një martesë e suksesshme mes dy artistëve, që u bekuan me ardhjen në jetë të dy vajzave të tyre.

E ftuar dje në emisionin “Rudina”, Roza Anagnosti rrëfeu historinë e dashurisë mes saj dhe regjisorit.

“Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket. Regjisor në filmin “Toka jonë” ka qenë Hysen Hakani, i cili krijonte situata shumë komike në xhirime. Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi.

Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeç në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam. Dhe tek filmi  “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit.

Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të. Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest. Unë kam patur në krah një mbështetje shumë të madhe”, rrëfeu Roza Anagnosti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here