U arrestuan për abuzime, ja çfarë vendosi Gjykata për bluzat e bardha

0
379

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të këtij qyteti.

Apeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi, ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë. Po ashtu janë lënë të lira edhe katër shtetaset pjesë e administratës.

I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë. Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia, por më pas gjykata i la të lirë, vendim të cilin e dha edhe Gjykata e Apelit në Shkodër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here