Audi pranon gjobën 800mln euro për shkelje me emetimet

0
24
Gjigandët gjermanë të prodhimit të makinave AUDI kanë pranuar sot gjobën prej 800 milionë euro për vedijim nga rregullat e emetimeve për disa nga motorët e tyre V6 e V8 të naftës. Dega luksoze e Volksëagen tha se çështja është tashmë e mbyllur, të paktën për në Gjermani.
“Pas ekzaminimeve, Audi ka pranuar gjobën dhe nuk do të apelojë kundër saj. Me këtë Audi pranon përgjegjësinë e saj për devijimet nga kërkesat e rregullacionit” thuhej në deklaratën e kompanisë.
Sipas zbulimeve pas hetimit të prokurorëve gjermanë, shkeljet kishin të bënin me monitorimin e emetimeve të karbonit dhe fuqinë e aprovuar të motorit, të cilat ishin neglizhuar nga njësia organizative e kompanisë.
U theksua gjithashtu se kompania nuk kishte arritur të zbulonte se  motorët AUDI EA288 (Gjenerata 3) në SHBA dhe Kanada, ishin prodhuar, reklamuar dhe situr me një program të padepërtueshëm elektronik që prej vitit 2004.
Megjithëse gjoba është e konsiderueshme, Audi he VW raportohen të kënaqur që një tjetër skandal është mbylur shpejt me drejtësinë.
Në qershor kompania Volkswagen u gjobit 1 miliardë euro në Gjermani për programe të padepërtueshme elektronike në motorët e saj TDI. Ndërsa Daimler, prodhues të makinave  Mercedes-Benz janë gjithashtu në të njëjtën tenxhere telashesh me motorët e naftës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj