Debate të forta mes avokatit të Rexhep Rrajës dhe gjyqtarëve në sallë: Të bëhet lirimi i klientit tim

0
36

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë masën “arrest me burg” për Rexhep Rrajen, djalin e deputetit Rrahman Rraja, duke lënë në fuqi masën e gjykatës së Krujës.

Teksa parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi”, tha Murati.

Ka pasur debate tëforta mes avokatit të Rexhep Rrajës dhe gjyqtarëve në sallë. Murati ka paraqitur prova dhe dokumentat duke u shprehur se klienti im do të ishte i lirë.

“Masa e arrestit nuk është e ligjshme. Gjykata është nën presionin e politikës dhe medias. Xhisiela ka bërë tre deklarime dhe më pas e mohon. Pra klienti im duhet të jetë i lirë. Në këtë rast duhet përgjegjësi penale ndaj personit qe ka bere kallezimet dhe me pas tërheqjen e tyre. Klienti im nuk u largua dhe nuk shkon në burg vullnetarisht, por kur kryen një vepër penale. Media me politikën politizoi çështjen”, u shpreh avokati

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj