Detajet tronditëse. Trupi i gazetarit të vrarë, është coptuar për t’u fshehur

0
495

Një burim pranë hetuesve turq ka raportuar sot se pasi është vrarë, trupi i gazetarit saudit Jamal Khashoggi është coptuar në disa pjesë, për t’u zhdukur më lehtë.

Autoritetet turke kontrolluan për 9 orë në ambientet e konsullatës arabe në Stamboll, aty ku edhe u dyshohet se është ekzekutuar gazetari Khashoggi.

Aktualisht hetuesit po analizojnë mbetjet toksike dhe shenjat e gishtave, të gjetura në konsullatë, ndërsa pritet të kontrollojnë edhe rezidencën e konsullit arab, pak metra larg konsullatës.

Kjo pasi në pamjet e kamerave të sigurisë duket qartë që disa makina kanë lëvizur nga ambientet e konsullatës, drejt rezidencës së konsullit. Gazetari arab Jamal Khashoggi jetonte në SHBA, pasi i rrezikohej jeta në Arabi, duke qenë se ishte një kritik i vazhdueshëm i politikave mbretërore.

Ai ishte paraqitur më 2 Tetor në konsullatën saudite të Stambollit, për të marrë një certifikatë martese, por nuk doli kurrë që andej, ndërsa tashmë ëshët thuajse e sigurt, se ai është vrarë.

Mediat amerikane raportuan dje se në Arabinë Saudite po përgatitet një raport, ku pritet të pranohet se Khashoggi është vrarë nga njerëz të papërgjegjshëm, ndaj të cilëve pritet të merren masa.

Ndërkohë, pasditen e të martë, vetëm pak orë pasi autoritetet turke njoftuan se do të kontrollojnë edhe rezidencën e konsullit arab, ky i fundit la Stambollin për t’u rikthyer në Arabi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here