Dje do të festonte 50 vjetorin, publikohen pamjet e rralla të Dritan Hoxhës duke hipur në makinën që i mori jetën (VIDEO)

0
491

Dritan Hoxha, themeluesi i Top Medias rreth një dekadë më parë humbi jetën në një aksident tragjik me makinën e tij tip Ferrari në anë të Lanës në Bulevardin “Bajram Curri”,Tiranë.

Nëse do të ishte gjallë dje Dritani do të festonte ditëlindjen e tij të 50-të, sikur aksidenti tragjik i vitit 2008 të mos i kishte marrë atij jetën.

Nga shpejtësia e tepërt, makina më të cilën udhëtonte u përplas me një pemë anës rrugës, duke bërë që makina të ndahet në dy pjesë, njëra prej të cilave do të përfundonte në lumë.

Ndërkohë blogeri i njohur Olti Curri ka ndarë në profilin e tij një video me pamje të rralla, ku Dritani shihet duke biseduar me disa miq të tij përpara se të marrë drejtimin e Ferrarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here